Windows XP në shqip
 
Qendra për Edukim dhe Përparim është partner lokal i Microsoft-it në realizimin e projektit për lokalizimin e Windows-it në gjuhën shqipe.

Microsoft Windows XP, ashtu si dhe në rreth 50 gjuhë të tjera, tani e tutje është edhe në gjuhën shqipe. Për lokalizimin e Windows-it në shqip është dashur një punë e madhe si në aspektin inxhinierik, ashtu edhe në atë gjuhësor.

Vështirësitë më të mëdha në lokalizimin e Windows-it i solli mungesa e fjalorëve terminologjikë, veçanërisht të fjalorit të termave të informatikës, problem ky i zgjidhur tanimë nga Qendra për Edukim dhe Përparim.

Lokalizimi i Windows-it ka kaluar nëpër disa faza pune.

Trajnimi dhe përvetësimi i programeve te posaçme për lokalizime, duke marrë parasysh gjendjen fatkeqe në rrethanat shqiptare dhe mungesën e ekspertëve në fushën e lokalizimit, kur dihet se në vende të tjera universitetet kanë edhe drejtime të posaçme për lokalizim.

  • Hartimi i fjalorit terminologjik.
  • Përkthimi, përmasimi, si dhe kontrollimi i çelësave të shpejtë.
  • Ndërtimi i skedarit instalues
  • Testimi

Lokalizimi i Windows-it në shqip nuk ka nënkuptuar thjesht një përkthim, por një proces të përshtatjes së tekstit dhe të përmbajtjes kulturore në një audiencë të planifikuar, që do të thotë përshtatje me disa tradita gjuhësore e kulturore. Janë marrë në konsiderim edhe problemet përmbajtjesore dhe teknike. Gjatë lokalizimit është ruajtur kuptimi i fjalëve dhe është bërë përshtatja sintaksore sipas rregullave të gjuhës shqipe.

Po ashtu është bërë përmasimi i etiketave, i kutive të tekstit, si dhe kontrollimi i çelësave të shpejtë.

Pas testimeve dhe përmirësimeve të nevojshme u krijua skedari përfundimtar i Windows-it në shqip

 

Softuerë

Lokalizim

Libra elektronikë

 
 

Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows XP siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows XP. Kjo pako e ndërlidhjes shqip do të kërkojë vërtetimin e Microsoft Windows gjatë instalimit.

shkarko