| Qendra për Edukim dhe Përparim është partner lokal i Microsoft-it në realizimin e projektit për lokalizimin e Windows
Vista në gjuhën shqipe.
Pas një periudhe pesëvjeçare të Windows XP,
tashmë Microsoft-i do të hedhë në treg versionin e
fundit: Windows Vista, i njohur që në 2005 me emrin e
koduar Longhorn.
Windows Vista
do të vijë me një listë të gjatë tiparesh të reja dhe programesh
të përmirësuara.
Çfarë ka të re në Windows Vista?
Windows Vista
vjen me qindra tipare të reja, shumë prej të cilave lidhen me
përmirësimin e ndërfaqes grafike të përdoruesit, si dhe të
stilit të pamjes, nën emërtimin
Windows Aero, i cili është akronim i krijuar nga
Authentic,
Energetic, Reflective, and Open.
Ndërfaqja e re ka për qëllim të jetë më e qartë dhe më e
këndshme. Aty do
të përfshihen transparenca të reja dhe animime të ndryshme. Ka
ndryshuar mënyra e organizimit duke lehtësuar e shpejtuar
kërkimin, dhe kjo fillon që me fjalën “Start” të menysë së
nisjes, e cila tashmë do të jetë e zëvendësuar me “Pearl”.
Ndër qëllimet
kryesore të Windows Vista
ka qenë dhe forcimi i sigurisë duke përmirësuar dhe shtuar
teknologji të reja, si: User Account Control, Windows Firewall,
Windows Defender, BitLocker Drive Encryption, Windows
Service Hardening, Address Space Layout Randomization, Windows
Filtering Platform, Kernel Patch Protection.
Disa nga tiparet
dhe përbërësit më të dukshëm të Windows XP
janë zëvendësuar ose hequr në Windows Vista. Ndoshta më i
rëndësishmi prej tyre është heqja e
Windows Messenger and
MSN Explorer, si dhe
zëvendësimi i NetMeeting
me Windows Meeting Space. Po ashtu,
Outlook Express zëvendësohet nga
Windows Mail, ku përfshihen një pjesë e tipareve të
Outlook 2003-ishit e
sidomos filtri i e-postave të padëshirueshme.
Windows Movie Maker,
i cili mundëson krijimin e videove DVD, është një program që
shoqëron Windows Movie
Maker.
Një ndër elementët
kyç të Explorers është dhe “Live Icons”, me anë të të cilit mund
të shihen faqet e para të një dokumenti ose imazhi aktual i një
fotoje, duke lehtësuar gjetjen e asaj që kërkon.
Windows Vista është i dizajnuar në mënyrë të tillë që përdoruesi
të ndjehet më i sigurt në aftësitë e tij për të paraqitur,
gjetur dhe për të organizuar informacione.
Pamja e tryezës është më informuese dhe ofron më shumë ndihmë.
Është e mundur që të shihet çfarë përmbajnë skedarët pa i hapur
ata, të gjenden menjëherë aplikacione dhe skedarë, të navigohet
përmes dritareve të hapura dhe të përdoren në mënyrë më të
sigurt ekspertët dhe kutitë e dialogëve.
Do të ketë një mënyrë të re kërkimi “Instant Search”, me anë të
të cilin përdoruesi do të gjejë çdo gjë që ndodhet në kompjuter.
Por jo vetëm kaq: me mënyrën e re “Instant Search” do të gjendet
menjëherë çdo aplikacion i instaluar në PC. Kjo do të shmangë
vonesën e paraqitjes së menysë rënëse “All Programs” në ‘start
menu’.
Një tjetër e re në Windows Vista është dhe shfaqja në miniaturë
e përmbajtjes së një dritareje, duke pozicionuar miun mbi
njësinë e shiritit të detyrave, pavarësisht nëse dritarja është
e minimizuar ose jo. Kjo arrihet në sajë të elementit të ri “ “Live
taskbar thumbnails”.
Në Windows Vista do të prezantohet një gjendje e re e quajtur “Sleep”.
Kjo është një kombinim i gjendjes “Standby” me gjendjen “Hibernate”,
që jo vetëm redukton konsumimin e energjisë, por dhe ndihmon në
mbrojtjen e të dhënave.
Teknologjia e re “Windows SuperFetch” bën të mundur krijimin e
kopjeve rezervë dhe skanimin për viruse të softuerëve në mënyrë
automatike pikërisht në çastet kur përdoruesi nuk po e përdor
kompjuterin.
|