|
“2007
Microsoft Office System”
ose “Microsoft Office 2007” është versioni
i ri që do të zëvendësojë “Microsoft Office 2003”. Në fillimet e
veta ky version njihej formalisht si Office 12.
Microsoft Office do të dalë në 7 edicione të cilat do të kenë emra të
ngjashëm produktesh.
Office 2007 do të ketë një sërë tiparesh të reja, si dhe përmirësime që
përfshijnë ndërfaqen e re grafike të përdoruesit dhe “Ribbon” (shirit
shumëfunksional) që do të zëvendësojë menytë ekzistuese,
shiritata e veglave dhe shumë panele detyrash.
Ky shirit do të
aplikohet në Word, Excel, PowerPoint, Access dhe në Outlook.
“Live Preview” është një tipar i ri i
Microsoft Office 2007 i cili aplikon formatim të përkohshëm të
tekstit ose objektit mbi të cilin është vendosur miu. Ky
formatim i përkohshëm hiqet kur zhvendoset miu, duke bërë që
përdoruesi të ketë një pamje të formatimit pa e aplikuar atë.
Tashmë do të jetë mundësia që kur të
përzgjidhet një tekst, të ofrohet një minishirit veglash me
komandat kryesore të formatimit.
Në Microsoft Office 2007 do të përdoret një
tjetër format i parazgjedhur skedari: OpenXML. Ky format do të
jetë i ngjeshur, rreth 75 % më i vogël sesa formati aktual.
Në vend të Office Assistants do të jetë
“Super Tooltips”, i cili shpjegon çdo buton me funksionin
përkatës.
Një ndryshim i madh në Outlook 2007 është
largimi i Exchange 5.5. Tashmë Outlook punon me Exchange 2000 e
sipër.
1.
Microsoft Office
Word
2.
Microsoft Office
Outlook
3.
Microsoft Office
OneNote
4.
Microsoft Office
Access
5.
Microsoft Office
Excel
6.
Microsoft Office
PowerPoint
7.
Microsoft Office
InfoPath
8.
Microsoft Office
Visio
9.
Microsoft Office
Publisher
10.
Microsoft Office
Project
11.
Microsoft
SharePoint Designer
12.
Microsoft Office
Communicator 2007
13.
Microsoft Office
Groove
14.
Microsoft Office
Outlook 2007 Business Contact Manager
Për lokalizimin e Office 2007 është i nevojshëm:
- Hartimi i fjalorit terminologjik.
- Përkthimi, përmasimi, si dhe kontrollimi i çelësave të shpejtë.
- Ndërtimi i skedarit instalues.
- Testimi.
|