Kulla e shqipes

 
Ky program mundëson përvetësimin e gjuhës shqipe. Në kuadër të këtij programi janë përfshirë të gjitha trajtat e lakuara ose të zgjedhuara të pjesëve të ligjëratës.

Përmes këtij softueri ju mund të mësoni si të lakoni emrat, mbiemrat, përemrat, numërorët dhe si të zgjedhoni foljet.

                                                             Versioni i plotë

Ky program është shumë i lehtë për t’u përdorur. Pas instalimit, një ikonë do të paraqitet në tryezë. Programi do të paraqitet gjithashtu edhe në “Program Files”. Porsa të klikoni mbi ikonë, do të hapet forma e mirëseardhjes.

 
Figura 1
 
Mjafton që të klikoni me mi mbi dritare dhe do të hapet dritarja kryesore nga e cila mund të futeni në dritaret e tjera.

Në dritaren kryesore janë 10 butona që përfaqësojnë 10 pjesët e ligjëratës. Në mes të dritares është një kuti teksti në të cilën mund të shënoni fjalën. Pasi të shtypni tastin “ENTER” ose “TAB” në tastierë, një ose më shumë butona do të marrin kornizë me ngjyrë të gjelbër dhe lloji i pjesës së ligjëratës do të bëhet me ngjyrë të bardhë. Kjo tregon se fjala që keni shënuar u takon atyre pjesëve të ligjëratës, butonat e të cilave ndryshuan si më sipër. Me shigjetat që janë në formë, mund të vazhdoni të kërkoni fjalë të tjera para ose prapa, si dhe në fillim ose në fund. Në të njëjtën mënyrë mund të lëvizni dhe me shigjetat në tastierë.

 
Figura 2
 
Në qoftë se keni shënuar një fjalë në kutinë e tekstit, por atë fjalë nuk e përmban programi, atëherë do të hapet një dritare e vogël. Në këtë dritare keni mundësi që ta shtoni këtë fjalë. Për këtë, caktoni indeksin e saj (p.sh. em. = emër, mb. = mbiemër, fol. = folje etj.) dhe klikoni butonin “Shto”.
 
Figura 3
 
Me anë të këtij programi, pasi të shënoni fjalën, jo vetëm që mësoni se cilës pjesë ligjërate i takon kjo fjalë, por mund ta shihni atë fjalë edhe të lakuar ose të zgjedhuar, në varësi nga pjesa e ligjëratës së cilës i takon. Supozojmë se keni shënuar fjalën “abetare”. Sapo të shtypni tastin “ENTER” ose “TAB” në tastierë, butoni “Emër” ndryshon ngjyrë. Kjo tregon se fjala e shënuar është emër. Klikoni butonin “Emër” dhe do të hapet si në figurë dritarja e emrave, e konkretisht dritarja për emrin “abetare”.
 
Figura 4
 
Në këtë dritare jepet emri i lakuar në të pesë rasat, në trajtën e shquar dhe të pashquar, për numrin njëjës dhe shumës. Edhe këtu, për të parë emra të tjerë, mund të lëvizni para ose prapa me anë të shigjetave.

E veçanta e këtij programi është se nëpërmjet butonit “Zbraz”, që gjendet në skajin e poshtëm në të majtë, mund t’i zbrazni kutitë e tekstit dhe t’i plotësoni ato vetë. Kështu do të kontrolloni njohuritë tuaja, do të shihni se sa keni arritur ta përvetësoni lakimin e emrave.

 
Figura 5
 
Pasi të lakoni emrin, për të verifikuar rezultatin, klikoni butonin “Verifiko”. Fushat që janë plotësuar saktë do të ruajnë sfondin me ngjyrë të bardhë, ndërsa fushat që janë plotësuar gabim do të marrin ngjyrë të verdhë. Siç shihet në figurë, gjatë lakimit të emrit “abetare” është gabuar në tri rasa. Mbi butonin “Verifiko” paraqitet një mesazh, i cili tregon numrin e gabimeve që keni bërë. Ju mund të vazhdoni të provoni derisa të mësoni ta lakoni si duhet emrin e shënuar.
 
Porsa të klikoni butonin “Zbraz”, në të do të shkruhet “Përgjigjet”. Në qoftë se nuk arrini ta lakoni emrin pa gabime, mund të klikoni “Përgjigjet” dhe do të dalin përgjigjet e sakta. Për të mbyllur dritaren e përgjigjeve, klikoni “Në rregull”. Në këtë mënyrë ktheheni përsëri në dritaren e emrave.
 
Figura 6
 
Porsa të klikoni butonin “Zbraz”, në të do të shkruhet “Përgjigjet”. Në qoftë se nuk arrini ta lakoni emrin pa gabime, mund të klikoni “Përgjigjet” dhe do të dalin përgjigjet e sakta. Për të mbyllur dritaren e përgjigjeve, klikoni “Në rregull”. Në këtë mënyrë ktheheni përsëri në dritaren e emrave.
 
Figura 7
 
Në qoftë se dëshironi të ktheheni në dritaren kryesore, klikoni butonin “Kthehu”.

Nëse fjala që keni shënuar në dritaren kryesore i takon mbiemrit, siç shihet edhe në figurë, atëherë, posa të klikoni butonin “Mbiemër”, do të paraqitet dritarja e mbiemrave.

Figura 8
 
Në këtë dritare keni mundësi që të kaloni nga një pamje në tjetrën duke zgjedhur: “Mashkullore - Emër + Mbiemër” kur mbiemri qëndron pas një emri të gjinisë mashkullore; “Mashkullore - Mbiemër + Emër” kur mbiemri qëndron para një emri të gjinisë mashkullore; “Femërore - Emër + Mbiemër” kur mbiemri qëndron pas një emri të gjinisë femërore dhe “Femërore - Mbiemër + Emër ” kur mbiemri qëndron para një emri të gjinisë femërore, si për njëjësin dhe shumësin, ashtu dhe për trajtën e shquar e të pashquar.
 
Mashkullore - Emër + Mbiemër
 
Figura 9
 
Mashkullore - Mbiemër + Emër
 
Figura 10
 
Femërore - Emër + Mbiemër
 
Figura 11
 
Femërore - Mbiemër + Emër
 
Figura 13
 
Ashtu si tek emri, edhe tek mbiemri keni mundësi që t’i shihni të gjitha trajtat e mundshme të mbiemrit të shënuar. Pasi të klikoni butonin “Zbraz”, kutitë e tekstit zbrazen dhe ju mund t’i plotësoni vetë ato. Duke klikuar butonin “Verifiko”, shihni rezultatin e punës suaj. Trajtat e gabuara janë me sfond të verdhë, ndërsa trajtat e sakta janë me ngjyrë të bardhë. Edhe këtu mund t’i shihni përgjigjet e sakta duke klikuar butonin “Përgjigjet”.
 
Kur fjala që shënoni është numëror, atëherë butoni “Numëror” do të marrë kornizë me ngjyrë të gjelbër dhe pjesa e ligjëratës do të bëhet me ngjyrë të bardhë.
 
Figura 14
 
Pasi të klikoni butonin “Numëror”, do të hapet dritarja e numërorit si më poshtë, me trajtat që merr numërori kur lakohet si numëror themelor dhe rreshtor.
 
Figura 15
 
Kur fjala që shënoni u takon kategorive të tjera, në rastin konkret këtyre kategorive që janë paraqitur në figurën 16, atëherë, nëse hyni tek përemri, ndajfolja ose te pjesëza, do të hapet dritarja si në figurën 17.
 
Figura 16
 
Figura 17
 
Në këtë dritare paraqitet fjala që keni shënuar si dhe pjesët e ligjëratës të cilave ajo u takon.

Nëse fjala që shënoni është folje, klikoni butonin “Folje” dhe do të hapet dritarja e foljeve si më poshtë.

 
Figura 18
 
Në këtë dritare mund të lëvizni nga njëra mënyrë në tjetrën, duke parë format veprore dhe joveprore që merr folja për secilën mënyrë në kohët përkatëse.

Shtesë

Nëse në figurën 2 klikoni “Për ne...”, do të hapet dritarja si më poshtë. Kjo dritare përmban informacion për organizatat dhe për ekipin që kanë realizuar këtë projekt.

 
Figura 19
 
Nëse në po të njëjtën dritare (figura 2) klikoni butonin “Regjistrimi...”, do të hapet dritarja si më poshtë, që tregon nëse është apo jo i licencuar ky softuer dhe jep informacion për mënyrën e licencimit.
 
Figura 20
 

Nëse klikoni butonin “Ndihmë...”, do të hapet skedari i ndihmës që jeni duke lexuar tani.

Prishtinë, 2005