| Letra falenderuese |
 |
|
Zotërinj të nderuar të QEP-it,
Falë punës suaj, ia arrita me të gjallë
tim ta shoh drejtshkrimorin dhe fjalorin e gjuhës së sotme
shqipe ashtu si kam dashtë ka mot -- të kompjuterizuar. Dhuratë
e denjë nga mendje të denja!
Veç përgëzime mund t\'ju shpreh për sa keni arritur. E keni
vendosë shqipen me themel në arenën e komunikimit modern dhe
keni blatuar në lterin e letrave tona një mjet sa të vyer aq
edhe të domosdoshëm.
Uroj dhe shpresoj në arritje të mëtejshme dhe në pasurimin e
fjalorit të sotëm. Një mund i tillë nuk mund të shpërblehet
kurrë aq sa duhet, edhe fjalët më të ngrohta të falënderimit nuk
e përcjellin plotësisht ndjenjën e mirënjohjes për punën vigane
që keni arritur ta sillni ne breg me nder.
Falënderime të përzemërta.
Londër, 2006
|
|
Pavli Çesku
|
|

|
|
Vetëm desha të Ju uroj për punën e bërë
dhe të shprehi simpatinë time të sinqertë për punën e juaj. Mund të
them se Ju me punën e bërë ma keni lehtësuar jetën, për shkak se
deri vonë më duhej që edhe për gjerat më të vogla ta asistoja babin
tim në përdorimin e kompjuterit. Uroj që sa më parë të mund ta
shfrytëzojmë edhe "Microsoft Office" në gjuhën shqipe. Më lejoni që
njëkohësisht të japë komentim e "shfrytëzuesit të prodhimeve tuaja".
Kam vërejtur që pas instalimit të shumë softuerëve të Microsoft-it
të shtrohet pyetja nëse dëshironi të jeni pjesëmarrës në programin
për përmirësimin e produkteve të Microsoft-it apo diçka ngjashëm me
qellim që këto produkte të jenë sa më "Friendly use" të lehta për
përdorim. Andaj edhe po e marr guximin që të ju shkruaj përshtypjet
e mia gjatë përdorimit të Windows XP në shqip.
• E para mbeta i shtangur nga emocionet
• E dyta mu mbushen sytë me lot
• E treta ma vrau syrin fjala NIS
Nga profesioni nuk jam gjuhëtar dhe e
di se emra të shquar të profesorëve universitar i keni
bashkëpunëtorë, por a ka mundur që kjo fjalë të zëvendësohet më
(Fillo apo Fillon, Starto apo Starton)?. Për më tepër nuk kam pas
kohë që ta eksploroj Windows-in në shqip por besoj se këto vërejtje
do t’i kuptoni si qëllimmira që puna juaj të jetë sa më afër
shfrytëzuesve. Ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit për kënaqësinë
që na e keni ofruar.
|
|
Albian Ismaili
|
|

|
|
Ju uroj punë të mbarë dhe shumë
suksese në të ardhmen.
|
|
Rrezarta
|
|

|
|
Ju falënderoj shumë për punën që keni
bërë!
Është mundësia dhe mënyra më e mirë
për ne nxënësit dhe kushdo që është i interesuar që të marrë
njohuri të shumta për gjuhën më të bukur, gjuhën shqipe. Punë
shumë e qëlluar dhe vetëm suksese në këtë drejtim.
|
|
Alban Bujupi
|
|

|
|
Urime!
|
|
Syl Baftiu
|
 |
|
Vetëm desha t’ju përshëndes dhe t’ju
përgëzoj për punën tuaj! Ju lumtë! Rrofshi!
|
|
Laç Berisha
|
|

|
|
Përpjekjet për të zënë hapin në këtë
fushë më bënë shumë optimist. I gëzohem pa masë çdo suksesi tuaj
dhe ju uroj suksese të reja.
|
|
Mentor
Kaçi
|
|

|
|
Po bëni një punë të shkëlqyer
atdhetare. Shumëkush sot, jo vetëm nuk di ta flasë, por as ta
shkruajë shqipen tonë të vyer. Ju po i ndihmoni të gjithë, që ta
kenë më pranë e ta \"prekin\" me dorë \"dallojën e parë të çdo
kombi\" - gjuhën. Edhe një herë, urimet më të përzemërta!
|
|
Sejdin Cekani
|
|

|
|
Mendoj se pas Kongresit..., tani me
këtë që keni bërë, keni vendosur një gur të çmueshëm në kalanë
që quhet gjuha shqipe. Shkalla e informimit elektronik sot është
më e lartë se kurrë. Besoj se ky projekt do të ndihmojë shumë
për zhdukjen e analfabetizmit gjuhësor te ne, sidomos në Kosovë.
Me fat!
|
|
Ismet Potera
|
|

|
|
Ju përshëndes dhe ju uroj suksese të
mëtutjeshme. Vetëm vazhdoni kështu!
|
|
Nehati
|
|

|
|
Do të doja t’ju falënderoj për projektin që keni vazhduar dhe
rrugë të mbarë drejt zhvillimit të gjuhës sonë shqiptare.
Avdyl Pecaku
|
|

|
|
Ju uroj punë sa më të gjatë të programimit të programeve për
gjuhën shqipe.
|
|
Selim Kukaj
|
|

|
|
I uroj të gjithë punëtorët që bënë këtë projekt, të cilin e kemi
pritur sa kohë ne të gjithë shqiptarët që gjendemi në botë. Nuk
di ç’të them, keni bërë një punë të mrekullueshme. Ju dëshiroj
fat në të ardhmen. Përshëndetje nga Suedia.
|
|
Shaip Selimi
|
|

|
|
Jeni të mirë, ju lumtë!
|
|
Iliri
|
|

|
|
Të dashur miq. Shumë shpesh e përdor
AS 2.0, për shkak të natyrës së punës që kam. Jam shumë i
kënaqur me mundësitë që ofron ky program, sidomos përmirësimet
automatike dhe mendoj që në këtë pjesë është e dëshirueshme të
ketë edhe më shumë mundësi. Gjithashtu do të kisha dëshirë që të
ketë edhe fjalorin e sinonimeve; mendoj që është shumë me
rëndësi për njerëzit që shkruajnë çdo ditë! Uroj që në vitin
2006 t’ju shkojnë punët edhe më mbarë dhe t’i thyeni edhe më
shumë barrierat që i kemi pasur deri tani në implementimin e
gjuhës në elektronikë.
|
|
Sknderi
|
|

|
|
Ju përshëndes të gjithëve dhe ju
përgëzoj për punën kolosale që po bëni.
|
|
Valon Kryeziu
|
|

|
|
Gëzohem dhe ju përgëzoj për punën që keni bërë. Ju lumtë
gjuhëtarë se edhe unë i takoj këtij grupi njerëzish. |
|
Besim Zabrgja
|
|

|
|
Për studentët e gjuhës shqipe ka qenë më se e nevojshme.
Faleminderit nga ju. Suksese gjuhës shqipe.
|
|
Sihana
|
|

|
|
Përgëzime! Më të vërtetë më vjen mirë që është hapur një faqe e
tillë për gjuhën më të bukur - Gjuhen Shqipe – që na ndihmon
edhe neve të huajve ta dimë dhe të njihemi për së afërmi me të
gjitha ato që janë thënë për gjuhën shqipe. Vetëm suksese dhe
punë të mbarë!!!
|
|
Demitria Demiri
|
|

|
|
Nuk do të thosha asgjë tjetër, pos me të vërtetë më
vjen mirë që është hapur një faqe e tillë ku ne
studentët mund të lexojmë diçka të mirë. Mbetshi mirë dhe
vazhdoni të punoni në këtë drejtim.
|
|
Melisa
|
|

|
|
Jam shumë i gëzuar që është realizuar
ky projekt kolosal për gjuhën tonë të ëmbël. Jam i bindur se
edhe më e afërt do të bëhet gjuha për mërgimtarët. Është ndihmë
e madhe për punonjësit arsimor jashtë atdheut. Mendoj se kjo
është vepër e madhe patriotike. Njerëzit e vegjël nuk bëjnë
vepra të mëdha. Këta që bënë këtë projekt nuk janë të vegjël.
|
|
Milaim Lekaj
|
|

|
|

|
|
Desha t'ju falënderoj për
punën e investuar që edhe gjuha shqipe të ketë programin e vet
kompjuterik për drejtshkrim. Jam tejet i gëzuar dhe ndihem krenar që
gjuha shqipe të jetë një ndër 50 gjuhët botërore që do të ketë
programin e vet. Prandaj ju uroj edhe një herë dhe ju dëshiroj punë
të mbarë në projektet e ardhshme.
|
|
Vigan
Rogova
|
|

|
|
Desha t’ju falënderoj për
punën që keni bërë ju të gjithë.
|
|
Ermal Kosova
|
 |
|
Urime për këtë projekt kaq të
madh.
|
|
Mehdi
Kurti
|
|

|
|
Të nderuar, më lejoni të
shpreh dëshirat e mia për sukses te mëtejmë të projektit tuaj, i
cili është në fazën fillestare të kompletimit të një projekti serioz
dhe i destinuar për sukses. |
|
Fadil Dalipi
|
|

|
|
Porosia ime është që këtë
program ta bëni më publik në media. Unë mendoj se nuk është bërë aq
sa duhet publik.
|
|
Bekimi
|
|

|
|
Vetëm suksese dhe shëndet
stafit tuaj të punës! |
|
Jakup Jakupi
|
|

|
|
Ju përgëzoj për projektin dhe
ju dëshiroj suksese në të ardhmen.
|
|
Afërdita
|
|

|
|
Nuk jam në gjendje ta
përshkruaj gëzimin që ndjeva kur pashë lajmin për këtë arritje që ju
na e dhuruat të gjithë ne, bashkëkombësve tuaj. Për mendimin tim kjo
është arritja më madhe që nga Kongresi i drejtshkrimit shqip në
fushën e gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Peshë të veçantë, për
mendimin tim, fiton kur kihet parasysh fakti i hidhur se sa
pjesëtarë të kombit tonë u detyruan të marrin rrugët e kurbetit në
përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe të identitetit kombëtar. Ju
keni dhuruar një armë të fuqishme. Më mungojnë fjalët. Ju lumtë! Lum
kombi që ka njerëz të tillë! Përgëzime dhe falënderime Qeverisë së
Kosovës që na e bën të mundur përdorimin falas të kësaj arritjeje
kaq të madhe. |
|
Qazim Hajzeraj |
|

|
|
Jam i kënaqur me këtë softuer
që keni bërë, jam i kënaqur që do të regjistrohem në faqen tuaj.
|
|
Përparim Zogaj
|
|

|
|
Me realizimin e këtij
projekti e keni shpëtuar gjuhën shqipe standarde, letrare, apo,
shkurt, gjuhën me të cilën shqiptarët e rruzullit tokësor do të
kuptohen më lehtë mes veti. Gjithçka deri tash ishte ëndërr, a
mjaftojnë edhe ëndrrat më të bukura për gjëra kaq madhështore?
Zonja dhe zotërinj, ju
lutem, pranoni përshëndetjet dhe përgëzimet e mia. |
| Sefedin
Krasniqi |
|

|
|
Edhe ne, të dashurit tuaj në
diasporë, jemi tepër të gëzuar për programin tuaj të gjuhës shqipe
në internet. Ju lutemi të na tregoni si mund ta shfrytëzojmë edhe ne
në diasporë për fëmijët tanë ende te paasimiluar. |
|
Mal Kadriu
|
|

|
|
Ju komplimentoj për këtë
iniciativë dhe sipërmarrje gjigante që në fakt gjithmonë ne
shqiptarët e Shqipërisë jemi të parët që duhet ta kryenim. Por, me
sa duket, e vërteta është se shqiptarët jashtë kufijve janë më
nacionalistë dhe atdhedashës.
|
|
Jona Bica
|
|

|
|
Përshëndetje për ketë program
dhe ju jemi shumë mirënjohës dhe ju faleminderit për punën që keni
bërë. |
|
Flamur
Hajdari
|
|

|
|
Quhem Alban Kardashi. Jam një
ndër poetet e rinj shqiptarë. Përgëzime për punën e pashoqe që po
bëni. Gjuha jonë është mbase i vetmi dokument i gjallë që na ka
mbajtur të pacenuar si pasardhës të ilirëve në këtë copë toke tonën
të synuar nga gjithkush. Dhe duhet ta mbrojmë të pastër për të
rezistuar deri në përfundimin e synimeve tona kombëtare e historike.
Gjithçka ka përparuar, e kështu edhe ky program ishte më se i
nevojshëm. Ju lumshin duart, mendja e shpirti! |
|
Alban Kardashi |
|

|
|
Më bëhet zemra mal për një
nismë të tillë. Është madhështore dhe vërtet patriotike. |
|
Baki Goxhaj
|
|

|
|
Përshëndetje
dhe ju uroj për punën që keni bërë në drejtim të mënjanimit të
defekteve në shkrim nëpërmjet softuerit. |
|
Jeton Mazllami |
|

|
|
Të nderuar, nuk kam shumë të
shtoj, vetëm se t´ju falënderoj për punën që keni bërë. Ju
lumtë! |
|
Berat Zimberi |
|
Ju përgëzoj për iniciativën
dhe suksesin e krijimit të Programit kompjuterik drejtshkrimor. |
| Shpendi |
|

|
|
Jeni shumë të nderuar nga gjithë
shqiptarët, kudo që janë. |
| Muj Berisha |
|

|
|
Vetëm desha që t’ju uroj për
punën e madhe që keni bërë. Ndërsa sa i përket mangësive të mundshme
dhe kritikave që bëhen, do të kisha thënë se ai që krijon dhe punon,
normalisht që mund të ketë edhe gabime. Në kohën kur gjuha shqipe po
bastardohet nga ndikimi dhe legalizimi i ndarjeve krahinore, kjo
është një punë e madhe. Shpresoj se ndikimi i këtij programi do të
jetë tejet i madh dhe do të nxisë edhe akademitë tona që t’i rreken
seriozisht punës.
Ju faleminderit për këtë
dhuratë të çmuar. Ju përshëndes dhe ju uroj suksese edhe më tej. |
|
Vasfi Ibrahimi |
|

|
|
Desha vetëm t’ju uroj dhe
falënderoj për punën e bërë. Vlera e mundit tuaj besoj se së shpejti
do të shpaguhet me përmirësimin e të shprehurit ditor të të gjithë
shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku jetojnë e veprojnë. Ju
falënderoj dhe uroj përzemërsisht që të gjithëve. |
|
Eroll
Reshtani |
|

|
|
Më lejoni t'ju falënderoj për
këtë softuer kaq praktik dhe të domosdoshëm për çdo përdorues të
kompjuterit. Jam i ngazëllyer nga fakti që më në fund ia arritët të
realizoni një projekt kaq të rëndësishëm. Urime dhe shpresoj që të
keni suksese edhe me variantet e ardhshme! |
|
Premton Gërvalla |
|

|
|
Urime për Programin tuaj.
|
| Learti |
|

|
|
Përshëndes të gjithë stafin
tuaj përzemërsisht. Keni bërë një punë shumë të
madhe, si askush më parë. Ju
lumtë, inshallah gjithnjë e më shumë kësi talente si ju. |
| Arsimi |
|

|
|
Jam Arlindi dhe studioj në
Itali. Kur e lexova në internet lajmin, u gëzova shumë. E shkarkova
dhe e instalova në PC time. (Normal, pasi lexova LICENCËN, që më
pëlqeu tej mase!) Më vjen mirë që edhe në Kosovë u bë gjuha e
kompjuterizuar. |
| Arlindi |
|

|
|
Para së gjithash ju jam
mirënjohës për punën e vrullshme dhe të suksesshme që keni bërë me
rastin e nxjerrjes së programit kompjuterik për drejtshkrim
(korrigjim) të gjuhës shqipe. |
| Haxhi Osmanaj |
|

|
|
Unë ju përgëzoj për atë që
keni bërë, me softuerin që keni punuar. Është një ndihmesë shumë e
madhe për të gjithë ata që sot shkruajnë apo duan të mësojnë gjuhën
shqipe ashtu siç duhet, e jo sikurse pas luftës, kur ka filluar të
bastardohet gjuha shqipe me terma të ndryshëm, të përdorura edhe nga
vetë niveli më i lartë (ajka) i politikës. |
| Artoni |
|

|
|
Programin tuaj për
drejtshkrim e shkarkova dhe nga dëshira që ta përdor sa më parë,
gati sa nuk harrova që t’ju uroj dhe përgëzoj për këtë vepër
gjigante. Paçi faqen e bardhë dhe ju faleminderit shumë! Me nderime
dhe respekt të veçantë. |
| Bardhyl Metaj |
|

|
|
Në momentet më të vështira,
më të rënda dhe më pesimiste që mund të përjetojë njeriu, kur sheh
se gjuha, muzika dhe kultura e popullit që ai i takon po
shkatërrohet, degjenerohet e tjetërsohet, aq më tepër kur njeriu
është larg vendit dhe njerëzve të tij të dashur dhe i duket se çdo
gjë po merr fund, nga fundi i muzës së kombit dalin në shesh njerëz
të cilët i dalin zot gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare. Lajmi
për përpjekjet dhe tani finalizimin e fjalorit drejtshkrimor
elektronik na vjen si një ogur i mirë dhe shpresëdhënës në luftë
kundër të gjitha rreziqeve dhe kanosjeve që kërcënojnë gjuhën e
ëmbël të Konstantin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhit, Gjon Buzukut,
Pjetër Bogdanit, Naim Frashërit,...që aq shumë bënë dhe u munduan
për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës sonë të ëmbël.
Duke cituar një prej
intelektualëve francezë, i cili para një shekulli pat thënë se:
"Frëngjishtja ka rrezik të bëhet Franglishte", ju uroj për këtë
ndërmarrje sa voluminoze e ambicioze, aq edhe të shenjtë e të vyer,
patriotike, njerëzore, praktike, shërbyese e shpresëdhënëse në
rrugën e shenjtë për formimin e gjuhës shqipe dhe të kombit
shqiptar. Puna juaj është dhe do të jetë për jetë të jetëve arma
numër një në shërbim të realizimit të aspiratave gjithëshqiptare.
Të nderuar anëtarë të ekipit,
ju uroj shëndet dhe të gjitha të mirat për punën e bërë dhe suksese
edhe më të mëdha, të cilat do të kurorëzojnë arritjen në majat e
piedestalit më të lartë të veprës suaj në shërbim të gjuhës shqipe
dhe të kombit shqiptar.
|
|
Qamil Zekolli |
|

|
|
Për punën që keni bërë me
rastin e programit për drejtshkrim ju përgëzoj, njëherësh ju
falënderoj shumë, se me këtë na keni ndihmuar të gjithëve,
pavarësisht nga përgatitja shkollore.
Kësaj radhe vetëm
desha t’ju përshëndes dhe t’ju uroj punë të mbarë në arritjet e
tjera në këtë drejtim. |
|
Nexhat Ibrahimi |
|

|
|
Ju faleminderit për punën e
bërë, kjo është vërtet një punë e madhe, por besoj se nuk do te
ndaleni dhe do të kontribuoni edhe më tutje në ngritjen e nivelit të
kulturës gjuhësore në Kosovë tek të rinjtë, por edhe tek të gjitha
gjeneratat. |
|
Agim Fejza
|
|

|
|
Një dritare e re apo një
diell i vërtetë për shqiptarët kudo që i thonë vetes shqiptarë. Me
lot dhe plot emocion në orën 00:20 pas mesnate e hapa faqen më të
bukur për mua që ekziston. E kam pritur sa LIRINË. Ju lumtë! Zoti ju
bekoftë kudo që jeni! Nga zemra me lot dhe mallëngjim, përshëndetje
të përzemërta. Le të valojë gjuha më e bukur në botë për mua. Për
mua sërish vjen marsi, tash me gjuhën shqipe. |
| Naimi |
|

|
|
Ju lumtë! Rrofshi! Do të
mbeteni në historinë e shek.21. Urime!
E gëzofshin të gjithë
shqiptarët tashmë standardin edhe elektronik të gjuhës shqipe!
|
|
Asllan Bekteshi
|
|

|
|
Ju uroj sukses në një projekt
kaq të rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar. |
|
Dr.Sheremet Gashi |
|

|
|
Punë e
shkëlqyer, rrofshi! |
| Fatimi |
|

|
|
Urime dhe
suksese! |
| Rifati |
|

|
|
Përgëzime QEP. Përgëzime
gjithë juve që bëtë këtë punë kaq me vlerë për gjuhën tonë. Sado që
të uroj, është pak, më duket se ne ende nuk jemi të vetëdijshëm për
vlerën e këtij projekti që kemi sot. Unë tani mund të kem gabime,
por pas shkarkimit të AS 2.0 shqipja ime e shkruar do të jetë më e
drejtë, e nesër, edhe e folmja më e mirë. Urime, urime! |
|
Ahmet Mahmutaj |
|

|
|
Faleminderit
shumë për këtë program. |
| Avniu |
|

|
|
Unë ju
përgëzoj për programin tuaj dhe e vlerësoj atë shumë. |
|
Gëzim Gashi
|
|

|
|
Ju përshëndes
shumë për punën tuaj. |
|
Fidan Kukaj |
|

|
|
Së pari ju
përgëzoj për programin e bukur edhe të qëlluar. Kemi pasur nevojë
për të qysh moti. Dua vetëm t’ju përshëndes shumë.
|
|
Arbeni
|
|

|
|
Urime e
përgëzime për punën tuaj për këtë program kompjuterik. |
|
Fisnik Beka
|
|

|
|
Përshëndetje,
vërtet paskëshit bërë një punë shumë të mirë. Ju lumtë! |
|
Sebahate Zeqa |
|

|
|
Ju uroj për
punën e bërë!
|
|
Ylli |
|

|
|
Ju përgëzoj
për punën e bërë më rëndësi të veçantë. |
|
Gjergj Berisha |
|

|
|
Ju
faleminderit për këtë mund që keni bërë. |
|
Avni
Haziri
|
|

|
|
Ju përgëzoj për nismën e
mbarë dhe pres që atë në të ardhmen ta përmirësoni edhe më tej. E
kam fjalën për programin për korrigjimin e gjuhës. |
|
Musliu |
|

|
|
Ju përshëndes
për punën. Ju lumtë! |
|
Isuf Rizani
|
|

|
|
Ju lus të më
lejoni t’ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj për mundin dhe punën e
palodhshme që keni bërë për hartimin e këtij Programi. |
|
Nevzat Bekteshi |
|

|
|
Desha t’ju përgëzoj për këtë
punë që është shumë e qëlluar. E them këtë se më keni ndihmuar shumë
mua personalisht. |
|
Agron
Krasniqi |
|

|
|
Desha t’ju përgëzoj në lidhje
me arritjen e shekullit do ta quaja unë, për sa i përket hartimit të
drejtshkrimit të gjuhës shqipe në kompjuter. |
|
Bashkim Hoxhaj
|
|

|
|
Mendoj që puna juaj dhe
jetësimi i punës suaj, padyshim që është revolucioni më i madh
shqiptar në industrinë e teknologjisë informative. Njëherësh mendoj
se prezantimi që u mbajt në Grand Hotel (26.03.2005) ishte ngjarja
më e madhe kulturore gjithëshqiptare në periudhën e pasluftës. |
|
Ardian
Zogu |
|

|
|
Urimet e mia të përzemërta
për punën tuaj dhe për atë që keni bërë për gjuhën shqipe. |
|
Kreshnik Nezha |
|

|
|
Doja t’ju falënderoja për
punën fantastike që keni bërë. |
|
Laureta |
|

|
|
Përgëzime për fjalëqortuesin! |
|
Anli Shundi
|
| |