RTV21, 26 gusht 2003

Hashim Thaçi priti përfaqësuesit e Qendrës për Edukim dhe Përparim

Prishtinë, 26 gusht (RTV21) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u takua me përfaqësuesit e Qendrës për Edukim dhe Përparim, z. Lulëzim Shishani, drejtor dhe Kujtim Dobruna, koordinator i QEP-it. Drejtori i kësaj qendre Lulëzim Shishani dhe koordinatori Kujtim Dobruna demonstruan para kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi, projektin elektronik "Gjuha shqipe dhe kompjuteri", në realizimin e të cilit është punuar për vite të tëra. Kryetari Thaçi përgëzoi z. Shishani dhe ekipin e tij për punën e mundimshme, por mjaft të rëndësishme për kulturën tonë gjuhësore dhe për përdorimin e saj praktik. Ai shprehu mbështetje të plotë për këtë projekt, të cilin e vlerësoi si shembull të mirë për të rinjtë kosovarë që kanë ide për realizimin e projekteve të ndryshme me interes. Projekti "Gjuha shqipe dhe kompjuteri" përmban programin drejtshkrimor të gjuhës shqipe, korrekturën automatike, sinonimet dhe komponentët morfo-sintaksor.

Mediat për ne