U PËRURUA PROGRAMI KOMPJUTERIK PËR DREJTSHKRIM AS 2.0 DHE FAQJA E INTERNETIT

HOMAZH PËR TË GJITHË ATA QË KANË PUNUAR PËR GJUHËN SHQIPE

QEP-i është duke punuar në shtimin e komponenteve të tjera të programit, me ç’ rast të gjithë shqipshkruesit le të fillojnë ta paramendojnë veten diku kah mesi i vitit 2006 duke hapur një dokument të Word-it dhe duke diktuar në shqip, ndërsa programi duke shndërruar fjalët e diktuara më zë në një tekst të shkruar pa gabime.

Prishtinë, 26 mars - Në ambientet e Hotel “Grand” u bë promovimi publik i Programit kompjuterik për drejtshkrim AS.2.0 dhe të faqes së internetit www.gjuha-shqipe.com nga ky mund të shkarkohet ky dhe shumë programe të tjera rreth gjuhës shqipe. Lulëzim Shishani, drejtor i QEP-it duke folur për rëndësinë e këtij projekti theksoi se realizime të tilla janë të rralla në historinë, madje edhe në kombet me të zhvilluara. Prandaj, që nga sot falë licencës ekskluzive që Qeveria e Kosovës ka blerë nga QEP-i çdo banorë i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, mund ta shkarkoj falas këtë program, i cili radhit gjuhën shqipe mes 50 gjuhëve të botës, aktualisht të kompjuterizuara. “Programi AS.2.0, me anë të të cilit korrigjohen në kompjuter mbi 1 milion fjalë e trajta fjalësh, është realizuar në mbikëqyrësish, partnerësh, si dhe përmes përkrahjes morale të institucioneve tona”, shtoj më tej z.Shishani. Ky projekt, përkundër vështirësive të shumta, është realizuar me dashuri të madhe për gjuhën shqipe. Nëpërmjet këtij softueri, bëhet e mundur që të vërehet bastardimi i gjuhës amtare, dhe do të kontribuohet për ngritjen e nivelit të saj çdo ditë e më shumë. Duke rikujtuar momentet e fillimit të projektit, u theksua se ishte një frikë, por edhe shpresë njëkohësisht. “Ishim të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me shumë vështirësi, që nga ato gjuhësore me të tëra, pastaj ato financiare e deri te pengesat burokratike në institucionet tona shkencore e shoqërore”,-tha Shishani. Shpallja e vitit 2005, si vit i gjuhës shqipe nuk është simbolike, por shumë përmbajtsore. Është vit i gjuhës shqipe realisht, sepse në këtë vit të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë në kompjuterët e tyre softuerë, shumë të sofistikuar, si kombet e zhvilluara, me ndihmën e të cilëve problemet për respektin e normës së gjuhës shqipe , problemet e përvetësimit dhe studimit të gjuhës shqipe do të zhduken. U theksua se për këtë projekt kanë pasur përkrahje nga institucionet dhe liderët e Kosovës . “Që saktësia të jetë në nivelin e dëshirueshëm, meritat i takojnë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të gjithë gjuhëtarëve shqiptarë”, - vlerësoi Shishani. QEP-i është duke punuar në shtimin e komponentëve të tjerët të programit , me ç’rast të gjithë shqipshkruesit le të fillojnë ta paramendojnë vetëm diku kah mesi i vitit 2006 duke hapur një dokument të Wordi-t dhe duke diktuar në shqip, ndërsa programi duke shndërruar fjalët e diktuara më zë në një tekst të shkruar pa gabime. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin edhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të cilët e vlerësuan late projektin në fjalë. Emil Lafe u shpreh se kjo tregon se bashkëpunimi mes nesh është i domosdoshëm, aq më tepër kur një projekt i tillë finalizohet në 450 vjetorin e “Mesharit” të buzukut librit të partë të shkruar në shqip. “ ky program s” është punë e thjeshtë teknike . Është arritje e madhe futja e gjuhës shqipe në mesin e 50 gjuhëve të botës me sistem të kompjuterizuar. Vënia në jetë e këtij programi është homazh për gjithë ata që kanë punuar për gjuhën shqipe. Programi që u përurua nga QEP-i i vlerësuan edhe nga pjesëmarrësit e tjerë, si: I. Bajçinca. Sh.Islamaj, E. Hysa, etj. Enver Hysa u shpreh: “ Realizimi me sukses i këtij Projekti na jep të drejtë të themi se kemi të bëjmë me një mjet të domosdoshëm e të pazëvendësueshëm, i cili do ta përmirësojë në mënyrë të ndjeshme punën për shkrimin e saktë e pa gabime të shqipes:” Në fund të fjalës së tij u shpreh :” Në këto kushte ne kemi vetëm një urim që bëjmë ne shqiptarët: Udhë të mbarë e të gjatë e mos rëntë kurrë shpina për toke!”.

AJETE ZOGAJ

Mediat për ne