Libra elektronikë
 
Një prej projekteve të Qendrës për Edukim dhe Përparim – QEP, është edhe libri elektronik.

Me anë të këtyre librave të digjitalizuar dëshirojmë që bashkëkombësve tanë, kudo që ndodhen, t’u ofrojmë mundësinë që të shijojnë artin e shkruar të autorëve të njohur vendës dhe atyre të huaj. Do të dëshironim veçanërisht që këta libra t’u shërbejnë fëmijëve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët ndodhen larg vendit, për të mos e harruar gjuhën e tyre.