FTI - Fjalor i termave të informatikës
Duke u nisur nga mungesa e theksuar e fjalorëve në fushën e
informatikës, Qendra për
Edukim dhe Përparim në bashkëpunim me organizatën
Alba-Soft hartuan fjalorin
- softuer të teknologjisë së informacionit. Ky është një fjalor
shpjegues anglisht – shqip – anglisht që përmban
rreth 2500 terma, për
realizimin e të cilit është dashur puna e vyeshme e një numri të
madh gjuhëtarësh dhe inxhinierësh.
Versioni DEMO
Versioni i plotë
Pjesa më e madhe e atyre që punuan në hartimin e këtij softueri /
fjalori kanë marrë pjesë dhe në procesin e lokalizimit të
Windows XP dhe
Office 2003, proces ky
tepër i komplikuar si rrjedhojë e mungesës së përvojave në nivel
kombëtar në lokalizime, e për më tepër si rrjedhojë e mungesës së
një fjalori të tillë.
Tash e tutje të gjithë përdoruesit e këtij softueri / fjalori do ta
kenë më të lehtë lokalizimin e softuerëve, përkthimin në
përgjithësi, si dhe përdorimin e terminologjisë së saktë në fushën e
teknologjisë së informacionit.
Falënderojmë shumë për ndihmën e dhënë bashkëpunëtorët e mëposhtëm:
Emil Lafe (Akademia e Shkencave), Enver Hysa (IGjL), Gudar Beqiraj (INIMA),
Neki
Frasheri
(INIMA), Betim Çiço (UT, Fakulteti i inxhinierisë elektrike), Fitore
Muçolli, Zinaide Kuqi-Gruda, Jeta Rugova-Plakolli, Anila Çepani
(IGjL) etj.
Kontribut të veçantë me pjesëmarrje të përhershme në hartimin e
këtij softueri / fjalori kanë Adelina Çerpja (IGjL) dhe Vehbi Neziri
(Alba-Soft), të cilët kanë udhëhequr tërë procesin e hartimit të
fjalorit / softuerit.
Tashmë kur kompjuteri është pjesë e pandarë e jetës sonë të
përditshme, edhe shqiptarëve u ofrohet mundësia që me kompjuterin
“të flasin” shqip. Le të urojmë që kjo
gjuhë të pasurohet me të
njëjtin ritëm me të cilin po ecën teknologjia e informacionit.
Alba-Soft